Close
Lajme

Liderët botërorë si fëmijë me mustaqe – Videoja që shkaktoi të qeshura në Samitin e Tiranës

Liderët botërorë si fëmijë me mustaqe – Videoja që shkaktoi të qeshura në Samitin e Tiranës
  • PublishedMay 16, 2025

Të qeshurat nuk munguan në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në fund të aktivitetit ishte organizuar një video me inteligjencë artificiale, ku të gjithë liderët përshëndesnin në gjuhët e tyre përkatëse me mesazhin: “Mirësevini në Shqipëri.”

Ajo që shkaktoi më shumë të qeshura ishte fakti se të gjithë liderët ishin paraqitur si fëmijë, por me tiparet e tyre të tanishme. Për shembull, disa liderë – si ai i Azerbajxhanit – shfaqeshin si fëmijë të vegjël me mustaqe.

Kjo situatë solli të qeshura mes udhëheqësve botërorë, duke ndihmuar në shtensionimin e atmosferës, e cila ishte ndikuar nga moti i keq gjatë zhvillimit të samitit./thashethemet.com