Luiz Ejlli prek me fjalët për Luna Marinë: Fitova gjithçka më duhej kur erdhe ti

Në një rrëfim të ndjerë dhe plot emocione, Luiz Ejlli ndan përvojën e tij më të çmuar: rolin e babait me vajën e tij, Luna Mari.
“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj,” thotë këngëtari i njohur, duke përshkruar thellësisht lidhjen e pakrahasueshme që ndan me të bijën.
“Jeta më ka dhënë shumë, më ka marrë po aq, por kur më dha këtë vajzë, kuptova se më në fund fitova gjithçka që më duhej,” shton ai.
Një foto, thotë Ejlli, nuk është thjesht një kujtim i thjeshtë; është dëshmi e dashurisë më të pastër që ekziston dhe shenjë e besimit që Zoti i dha një mrekulli.
“Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë,” përfundon me një ndjenjë krenarie dhe përgjegjësie të thellë.
Në këtë rrëfim të sinqertë, Luiz Ejlli na kujton se fuqia e vërtetë nuk është në magji, por në dashurinë dhe përkushtimin që një baba i jep fëmijës së tij — një lidhje që sfidon kohën dhe çdo sfidë./thashethemet.com