Mallkimi i Met Gala-s/Ja çiftet më të njohur që u ndanë pas eventit

Tapeti i kuq në Met Gala njihet për yjet e Hollivudit, veshjet e tyre ekstravagante, por dhe për të treguar romancën që ata po përjetojnë. Por, përveç makthit që kanë për ndonjë defekt në veshjet e tyre, tashmë i shtohet dhe një ndarje e mundshme.
1.Kim Kardashian & Pete Davidson

Mallkimi ka kapur dhe Kim Kardashian dhe ish-partneri i saj, Pete Davidson. Ata u shfaqën në tapetin e kuq të Met Gala në 2022. Në më pak se një vit, burime të brendshme thanë se çifti kishin vendosur të ndaheshin dhe të mbeteshin miq, për shkak të agjendave të ngjeshura dhe distancës.
2. Gigi Hadid & Zayn Malik

Një nga ish çiftet më simpatike, Gigi Hadid dhe Zayn Malik pozuan në tapetin e kuq më 2016. Më pas u ndanë në 2018. Pas një ribashkimi të shkurtër, i dhanë fund përfundimisht në 2021.
3. Miley Cyrus & Liam Hemsworth

Miley dhe Liam morën pjesë në Met Gala në 2019. Ata u ndanë tre muaj më vonë dhe finalizuan divorcin në Janar të 2020-tës. Eventi i famshëm ishte dalja e tyre e fundit së bashku. Liam nisi procedurat e divorcit në Gusht të 2019 për shkak të mosmarrëveshjeve të shpeshta.
4. Sabrina Carpenter & Barry Keoghan

Sabrina dhe Barry bënë daljen e tyre të parë si çift në Met Gala të vitit 2024. Dolën fjalë se Barry Keoghan e kishte tradhtuar yllin e “Espresso” pasi u raportua se dyshja ishin ndarë pas një viti lidhje.
5. Selena Gomez & The Weeknd

Mallkimi nuk la pa prekur dhe Selena Gomez dhe The Weeknd. Ata debutuan si çift në Met Gala 2017, por u ndanë vetëm pesë muaj më vonë në Tetor, pas një lidhjeje 10-mujore.