Close
Showbiz

Mevlani bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Mevlani bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës
  • PublishedJuly 10, 2025

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së tij: është bërë baba për herë të parë!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Instastory, gjatë një sesioni “Ask Me a Question”, ku konfirmoi ardhjen në jetë të vajzës së tij.

Mevlani zbuloi gjithashtu se vajza quhet Mei, ndërsa ka preferuar të mos publikojë portretin e saj, duke ruajtur privatësinë e vogëlushes.

Ky është një kapitull i ri për artistin, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale dhe karrierën muzikore./thashethemet.com