Close
Lifestyle

Murgesha i befason të gjithë, bën beatbox në emisionin katolik (VIDEO)

Murgesha i befason të gjithë, bën beatbox në emisionin katolik (VIDEO)
  • PublishedMay 28, 2025

Murgesha braziliane Marizele Cassiano ka habitur shikuesit gjatë një emisioni katolik televiziv, kur papritur nisi të bëjë beatbox në mes të transmetimit. Me ritme të forta dhe teknikë të përkryer, ajo solli një energji të pazakontë për një program fetar.

Në skenë ndodhej edhe motra tjetër, Marisa Paula de Neves, e cila reagoi menjëherë dhe me spontanitet. Ajo përshtati lëvizjet e saj të vallëzimit për t’i shkuar për shtat ritmit të ri që Cassiano po krijonte me zërin e saj, duke e kthyer momentin në një shfaqje të papritur dhe shumë të komentuar.

Ky fragment i emisionit është bërë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë vlerësuar talentin dhe guximin e murgeshave për të sjellë fenë dhe artin në një mënyrë të freskët dhe origjinale. Shumë komentues kanë theksuar se ky është një shembull frymëzues i mënyrës sesi mund të lidhen tradita dhe kultura moderne.

Ky performancë mbetet një dëshmi që edhe brenda mureve të manastirit, ritmi mund të marrë forma të reja. /thashethemet.com