Close
Lifestyle

Musk: Toka do të bëhet e pajetueshme, shpresa e vetme është…

Musk: Toka do të bëhet e pajetueshme, shpresa e vetme është…
  • PublishedMay 10, 2025

Elon Musk ka shpërndarë një paralajmërim të rëndësishëm për të ardhmen e njerëzimit, duke shpjeguar se Toka nuk mund të jetë shtëpia jonë përjetësisht.

Në një intervistë për Fox News, themeluesi i SpaceX shpjegon se Dielli do të bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe më i ndritshëm, dhe për rreth 450 milionë vjet, kushtet në Tokë do të bëhen të pamundura për jetë.

“Dielli gradualisht bëhet më i nxehtë dhe më i ndritshëm, dhe në rreth 450 milionë vjet, kushtet në Tokë do të jenë të pajetueshme”, tha Musk.

Ai thekson se Dielli do të bëhet një rrezik ekzistencial për Tokën dhe pas 5 miliardë vjetësh mund të përpijë planetin tonë.

Për këtë arsye, Musk e sheh Marsin si një mundësi për të siguruar vazhdimësinë e jetës. “Duhet të bëhemi një qytetërim shumëplanetar”, shprehet ai.

Me ndihmën e SpaceX dhe anijes Starship, Musk shpreson të mund të çojë njerëzimin në Mars dhe të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje të re për njerëzimin./thashethemet.com