Close
Showbiz

Ndahet nga jeta aktori i njohur

Ndahet nga jeta aktori i njohur
  • PublishedJuly 5, 2025

Aktori i njohur australian Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua, e cila tha se aktori ndërroi jetë të mërkurën në Clearwater, Florida.

“Julian e donte jetën, familjen, miqtë, punën dhe fansat e tij. Dëshira e tij më e madhe ishte të sillte gëzim në sa më shumë jetë që të mundej,” thuhet në deklaratën e saj, e shpërndarë nga Deadline.

Julian McMahon

McMahon u bë i njohur për publikun me serialin fantastiko-shkencor Charmed, por roli që e bëri të famshëm ndërkombëtarisht ishte ai i Dr. Christian Troy në dramën mjekësore Nip/Tuck. Ai interpretoi gjithashtu Doctor Doom në dy filmat Fantastic Four (2005 dhe 2007), si dhe ishte pjesë e kastit të FBI: Most Wanted për tre sezone.

Producenti i serialit, Dick Wolf, reagoi duke e quajtur lajmin “tronditës” dhe vlerësoi kontributin e aktorit në televizion.

I biri i një ish-kryeministri australian, McMahon së fundmi kishte marrë një rol si kryeministër në serialin e Netflix-it The Residence.

Gjatë jetës së tij, ai u martua tri herë, përfshirë martesën me këngëtaren dhe aktoren Dannii Minogue, motra e Kylie Minogue.

Julian McMahon do të kujtohet si një nga emrat më të dashur të televizionit dhe kinemasë, me një karrierë të pasur dhe një ndikim të fortë te publiku ndërkombëtar./thashethemet.com