“Nuk mundem”, reagon Egli: Kam një boshllëk brenda meje

Publiku u habit kur mësuan se Egli Tako vendosi të linte shtëpinë pas shqetësimeve shëndetësore. Në pikëpyetje ishte gjendja e saj.
Mirëpo Egli vendosi të reagojë vetë në rrjetet sociale. Në një postim ajo tha se nuk e di si ndihet dhe se në këto momente ka nevojë vetëm për përqafimet e të afërmve dhe miqve të saj.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes edhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes shikoj ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht e di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi“, tha Egli./thashethemet.com
