Close
Showbiz

Obama shuan zërat për divorc me një mesazh plot dashuri për Michelle

Obama shuan zërat për divorc me një mesazh plot dashuri për Michelle
  • PublishedMay 12, 2025

Në Ditën e Nënës, Barack Obama zgjodhi një mënyrë të veçantë për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen ndaj gruas së tij, Michelle, duke i dhënë fund zërave për një krizë në martesë.

Përmes një postimi në platformën X, ai ndau një foto familjare ku shfaqet Michelle me vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, duke shkruar:

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat frymëzuese të amësisë! Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi pafundësisht me fat që të kemi në jetën tonë. Të duam!”

Ky mesazh i ngrohtë vjen pas muajsh të tërë spekulimesh për një ndarje të mundshme, të nxitura nga mungesa e Michelle në disa ngjarje publike, por me këtë dedikim të sinqertë, Obama duket se vendosi të shuajë çdo dyshim për marrëdhënien e tyre./thashethemet.com