Close
Lajme

Pano Soko vë bastin me Fevziun: Do iki emigrant nëse…

Pano Soko vë bastin me Fevziun: Do iki emigrant nëse…
  • PublishedApril 30, 2025

Pano Soko teksa fliste për ekonominë, vuri një bast me gazetarin dhe drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu. Ai tha se nëse skema ultrasubvencionuese dhe agresive e ekonomisë nuk funksionon do të ikë emigrant.

Basti u vu në studio dhe ai që e preu zyrtarisht atë ishte kryeredaktori i lajmeve në Tv Klan, gazetari Fatos Hakorja.

Pano Soko: Nëse nuk prodhojmë 5 miliardë euro ekonomi për 2 vitet e para, mua jo këtu, por mua nuk do më gjesh më në Tiranë.

Blendi Fevziu: Do ikësh emigrant.

Pano Soko: Do iki emigrant. Ky është basti./tvklan.al