Close
Lajme

Papa Leoni XIV: Respektoni dinjitetin e emigrantëve, paqja është thelbësore

Papa Leoni XIV: Respektoni dinjitetin e emigrantëve, paqja është thelbësore
  • PublishedMay 16, 2025

Papa Leoni XIV bën thirrje për respekt ndaj migrantëve dhe ndalimin e prodhimit të armëve

Në fjalimin e tij të parë drejtuar trupit diplomatik ndërkombëtar, Papa Leoni XIV theksoi nevojën urgjente për të respektuar dinjitetin e migrantëve dhe për të vendosur paqen si përparësi globale.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalë prodhimin e armëve dhe të punojë për ndërtimin e një bote më të drejtë dhe të sigurt.

Duke shprehur solidaritet të thellë me personat e zhvendosur, Papa e përshkroi veten si “pasardhës të emigrantëve”, duke i kujtuar botës se dinjiteti i çdo individi duhet të mbrohet, pavarësisht prejardhjes apo statusit të tij.

Në këtë fjalim të mbajtur të premten, Papa rikonfirmoi qëndrimin tradicional të Kishës Katolike mbi martesën, duke e përkufizuar si një “bashkim të qëndrueshëm ndërmjet një burri dhe një gruaje”.

Ai gjithashtu foli për çështje kyçe si paqja, drejtësia, liria fetare dhe rëndësia e diplomacisë ndërkombëtare.

Duke ndarë përvoja personale nga udhëtimet në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Papa theksoi vlerën e njohjes dhe respektimit të diversitetit kulturor në ndërtimin e një bote më të bashkuar./thashethemet.com