Papa vdiq, si e vendos konklava Atin e Shenjtë

Papa vdiq, por çfarë ndodh tani?
Kisha është në zi për 9 ditë.
Vatikani njoftoi se konklava për zgjedhjen e Papës të ri do të fillojë më 7 maj. Gjatë kësaj kohe kontakti me botën e jashtme është rreptësisht i ndaluar.
LEXO EDHE: Ndërron jetë Papa Françesku
Ndërkohë Kolegji i Kardinalëve vijon me takimet ku diskutohen çështje të ndryshme, rruga që duhet të ndjekë kisha, përparësitë e saj dhe kandidatët e mundshëm që do të drejtojnë Selinë e Shenjtë.
Kardinalët janë anëtarët më të lartë të klerit të Kishës Katolike dhe shërbejnë si këshilltarë të Papës. Aktualisht ka 252 prej tyre.

Mirëpo jo të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin papën. Këtë të drejtë e kanë 135 kardinalë që janë nën moshën 80 -vjeçare.
Ata mblidhen 15-20 ditë pas vdekjes së Papës në atë që quhet konklava. Kardinalët betohen për sekret të plotë dhe do të zgjedhin Papën.
Kardinalët shkruajnë emrin e kandidatit që duan papë dhe e hedhin në një kupë. Që një papë të zgjidhet duhen të paktën dy të tretat e votave.
Procesi mund të zgjasë disa ditë derisa të realizohet procesi dhe të zgjidhet papa. Gjatë kësaj kohe ata komunikojnë vetëm me tym me publikun e gjerë.

Nëse nga oxhaku i Kapeles Sistine del tym i zi do të thotë që nuk ka dakordësi për emrin, ndërsa kur del i bardhe papa është zgjedhur.
Një prej kardinalëve del nga ballkoni i bazilikës së Shën Pjetrit dhe thotë në latinisht, “habemus papam” që do të thotë kemi një papë.
Ai tregon emrin e kardinalit që fitoi dhe më pas emrin që ai do mbajë si papë.
Për shembull Bergolio tha se vendosi ta mbajë emrin Françesku kur një prej kardinalëve i kujtoi që të mos harrojë të varfrit.

Aktualisht ka disa kandidatë që mund të pasojnë Papa Franceskun. Ata janë Pietro Parolin dhe filipinezi Luis Antonio Tagle.

Emrat e tyre janë mes disa të tjerëve në fakt, por është gati e pamundur ta parashikosh tani se kush do jetë Ati i Shenjtë.
Edhe para se të zgjidhej Papa Francesku shumë pak mendonin se ai do ta merrte këtë rol. Megjithatë kardinalët janë mes një udhëkryqi.
A do të vazhdohet me reformat progresive të Franceskut apo do të kthehet serish konservatorizmi në kishë? Kjo mbetet për t’u parë!/thashethemet.com