Parashikimi i motit 12 Maj 2025, rebeshe shiu dhe rënie temperaturash

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri
Gjatë orëve të paradites, në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojnë kthjellime të ndërthurura me vranësira të shpeshta.
Në zonat veriore dhe lindore, vranësirat do të intensifikohen, duke sjellë reshje lokale shiu me karakter rrebeshi.
Në vijim, orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të shoqërohen me një dobësim të ndjeshëm të vranësirave. Megjithatë, në pjesën lindore të territorit do të vijojnë momentet me reshje të lehta dhe të përkohshme.
Temperaturat do të shënojnë sërish rënie në të dy ekstremet ditore, me vlerat që do të variojnë nga 5°C në orët më të freskëta të ditës, deri në 26°C në ato më të ngrohtat.
Era do të jetë e lehtë gjatë gjithë ditës, me një shpejtësi që nuk do të kalojë 25 km/h dhe do të fryjë kryesisht nga drejtimi perëndimor.
Si pasojë, në zonat bregdetare pritet dallgëzim i lehtë dhe i pandjeshëm./thashethemet.com