Pas vdekjes së Liam Payne, ja kujt do t’i trashëgohet pasuria e tij

Shtatë muaj pas vdekjes së papritur të Liam Payne, pasuria e tij prej 32.5 milionë dollarësh është ende pa pronar.
Ylli britanik i muzikës vdiq më 16 Tetor të vitit të kaluar, pas një rënie nga ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur në Argjentinë.
Pas shpenzimeve dhe borxheve, pasuria e tij ka rënë në 27.6 milionë dollarë. Ka pasur spekulime rreth trashëgimtarëve, e cila një ndër to ishte dhe e dashura e tij, Kate Cassidy, që ishte përmendur, por dokumentet zyrtare tregojnë se pasuria i kalon Cheryl Tweedy, nënës së djalit të tij, Bear.
Avokati Richard Bray është emëruar për të udhëhequr padinë për të hetuar rreth vdekjes së këngëtarit.
Sipas ligjit të trashëgimisë britanike, pasuria do të kalojë tek Bear. Payne, i cili mori pjesë në audicionin e “The X Factor” në 2008, më vonë u bë pjesë e grupit One Direction, i cili arriti sukses botëror me hitin “What Makes You Beautiful.”