Pendimet e Klea Hutës: A ka plan për fëmijën e dytë?

Klea Huta ka folur në një intervistë për djalin e saj, Kridin. Ajo ka thënë se “Krid është një djalë shumë i zgjuar dhe i rritur mendërisht”.
Klea pranoi se një gjë që do të ndryshonte nga e shkuara është që të mos e bënte publik djalin.
“Deri 1 vit e mbajtëm të izoluar, nuk ia nxorëm portretin. Por nëse do e ktheja kohën pas, nuk do e nxirrja Kridin.”
Në të njëjtën intervistë, ajo ka zbuluar planet për një fëmijë të dytë me Elgitin.
“Kam dëshirë të kem një fëmijë tjetër, nuk e di vajza apo djalë. Mua të gjithë më thonë kur do ta bësh vajzën. U them: A e kam të shkruar këtu në ballë që do bëj vajzë? Nuk e di çfarë do jetë, çfardo që të jetë dhe kurdo që të vijë, të vijë me shëndet dhe me bekimin e madh nga Zoti.”/thashethemet.com