Përlot Delinda Disha, rrëfen dhimbjen që fshihet pas buzëqeshjes

Aktorja e njohur Delinda Disha ka ndarë një nga përjetimet më të dhimbshme dhe njëkohësisht më të forta të jetës së saj në emisionin “Mam” me moderatoren Orinda Huta. Në një intervistë të ndjerë, ajo tregoi për emocionet e mëmësisë dhe plagët që shpesh mbeten të heshtura.
Në rrëfimin e saj, Delinda foli me dashuri për dy djemtë e saj, duke përshkruar dallimet mes tyre: Dasantini, më i qetë dhe i thellë, dhe Kostandini, më i vogli, i qeshur dhe plot energji. Por pas kësaj gëzimi të dukshëm, fshihej një histori që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj.
Ajo zbuloi se kishte qenë në pritje të binjakëve, një surprizë e bukur që solli emocione të veçanta në familje.
“Kur merr vesh që nuk është një, por dy, është një ndjesi që s’mund ta përshkruash”, rrëfeu aktorja.
Por gëzimi u shndërrua në trishtim: në muajin e katërt të shtatzënisë, gjatë një kontrolli rutinë, mjekët i treguan se njëra nga foshnjat nuk kishte më rrahje zemre. Pas disa ditësh, humbi edhe binjaku tjetër.
LEXO EDHE: “Rrushe ku je ti”, Edi Rama gjen fallxhoren. Plas gallata në Fier (Video)
Delinda foli me lot në sy për dhimbjen e asaj periudhe, dhe momentin më të vështirë: t’i tregonte djalit të madh se ëndrra e tij për një motër dhe vëlla nuk do të realizohej.
“Dasantini më tha: ‘Pse nuk ma the më parë? Unë e kuptoj’… Ajo fjali më bëri të ndjehem më e fortë, edhe pse brenda isha e thyer”, kujtoi ajo.
Për Delindën, kjo eksperiencë ka qenë një provë e rëndë, por edhe një mësim për jetën. “Besoj se gjithçka ndodh për një arsye. Ndoshta për të na mësuar forcën, durimin dhe për të vlerësuar më shumë ato që kemi.”
Ky rrëfim prekës i Delindës është një kujtesë e rëndësishme për fuqinë e grave dhe nënave, dhe për betejat e padukshme që ato kalojnë çdo ditë – me buzëqeshje në fytyrë, por me plagë që ndoshta askush nuk i sheh./thashethemet.com