Close
Lajme

Plas gota fytyrës! Sherr mes dy vajzave në Korçë: Sebep Instagrami

Plas gota fytyrës! Sherr mes dy vajzave në Korçë: Sebep Instagrami
  • PublishedMay 5, 2025

Një 17-vjeçare është goditur me gotë në fytyrë nga një e re gjatë në një sherr në një lokal në lagjen nr.2 të qytetit, pranë bulevardit “Republika”.

Siç raporton Shqiptarja.com, vajza që ka goditur me gotë ujë, e identifikuar me inicialet F.D. është shpallur në kërkim nga blutë, ndërsa 17-vjeçarja e plagosur mësohet të jetë e mitiura me inicialet P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenët duke publikuar materiale të turpshme në faqen e Instagramit.

“Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën’, njofton policia. 

Nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.

Nuk dihen ende rrethanat, por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M. administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.