Close
Lajme

“Plumb pushke me Lamborghini”, Noizy kërkesë Ramës në Dibër

“Plumb pushke me Lamborghini”, Noizy kërkesë Ramës në Dibër
  • PublishedMay 2, 2025

Kryesocialisti Edi Rama mbajti të Premten takimin përmbyllës elektoral në Dibër ku i pranishëm ishte edhe Noizy. Teksa foli për investimet e bëra atje nga qeveria në pushtet, meritat ia dha ministres Belinda Balluku.

Kjo e fundit, nuk hezitoi t’u thoshte ‘patriotëve’ të vet se “i kishin munguar”, me bindjen se “Dibra do çojë 4 deputetë në Parlament”.

Në këtë miting i pranishëm ishte edhe një dibran tjetër, reperi të cilit i është besuar edhe kënga e fushatës. Rigels Rajku ose siç e njohin të gjithë Noizy, shkoi sot në vendin e lindjes me Lamborghini. Kështu deklaroi vetë kreu i qeverisë, duke i thënë se e mbajti premtimin.

LEXO EDHE: “20 mijë Euro për kotec pulash”, përplasja e Ramës: Trego kush ka ngrënë Lekët | SHERRI I PLOTË

Por Noizy nuk kënaqet kollaj! Në podium përballë qytetarëve të Dibrës, i parashtroi kryeministrit një tjetër kërkesë.

Noizy: E kam edhe një kërkesë, babi im ka lind në fshatin Lubalesh. 2 km pa shtru, ma shtroni atë rrugë se kam gjyshin atje. 2 kilometra janë.

Edi RamaE kuptoni tashi? I them Klosit kujdes me atë 4 me 1-in, se dibranët thonë ç’a do na japin herën tjetër. Gjithsesi unë them meqë nuk u prishëm për gjithë atë Rrugën e Arbrit dhe atë Tunelin e tmerrshëm të Murrizit, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është ky. Ne do e bëjmë rrugën, por koncertin e vet, albumin e ri do e prezantojë te kjo fusha këtu. Do i bjerë fansat këtu!/tvklan.al