Close
Lajme

Policia shpall plan masash për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Masa të rrepta sigurie dhe kufizime qarkullimi në Tiranë

Policia shpall plan masash për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Masa të rrepta sigurie dhe kufizime qarkullimi në Tiranë
  • PublishedJune 5, 2025

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor 2025 në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Në fokus të këtij plani janë: sigurimi dhe eskortimi i ekipeve kombëtare, kontrolli sistematik i stadiumit dhe zonave përreth, menaxhimi i trafikut në Tiranë, si dhe garantimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.

Strukturat e Policisë do të jenë në terren për të garantuar rendin jo vetëm brenda stadiumit, por edhe në gjithë qytetin e Tiranës. Janë vendosur masa të veçanta sigurie për të ndaluar futjen e personave të paautorizuar, sendeve të rrezikshme apo materialeve piroteknike në stadium.

Parkimet për tifozët janë planifikuar në disa pika të ndryshme, varësisht prej drejtimit nga vijnë: nga veriu dhe jugu në “Terminalin e përpunimit të automjeteve” pranë Kamzës dhe pranë “Asllan Rusi”-t; ndërsa për tifozët nga Korça dhe Elbasani, tek parkingu i lokal “Kalvin” dhe te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Për të shmangur situata të papritura, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin dronë në zonën përreth stadiumit, pasi pajisjet anti-dronë do të jenë aktive.

Gjithashtu, theksohet se çdo veprim i paligjshëm, si dhuna ndaj sportistëve, futja në fushë nga persona të paautorizuar, apo përdorimi i fishekzjarrëve, përbën vepër penale dhe dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, me gjoba ose burgim deri në pesë vjet, varësisht nga rrethanat.

Policia apelon për bashkëpunim nga tifozët që të jenë në stadium që në orën 18:00 për të shmangur vonesat, si dhe të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e tyre, pasi ato janë personale, të pajisura me barcode unik dhe çdo tentativë për falsifikim apo dublikim konsiderohet vepër penale.

Qytetarët që ndeshen me raste abuzimi apo shkelje të ligjit, ftohen të denoncojnë menjëherë në numrin 112.

Qindra efektivë do të jenë të angazhuar për këtë event sportiv, me qëllim që gjithçka të kalojë pa incidente, duke respektuar standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe duke ruajtur imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare./thashethemet.com

🛑 Rrugët që do të bllokohen më 7 qershor 2025 (15:00 – përfundimi i ndeshjes)

📍 Emri i rrugës🗺️ Zona / Referenca🚧 Statusi
Bulevardi Dëshmorët e KombitNga Presidenca deri në Sheshin “Nënë Tereza”Bllokuar
Rruga Papa Gjon Pali IIPranë Presidencës dhe KryeministrisëBllokuar
Rruga Dervish HimaPranë Ambasadës së SHBA-sëBllokuar
Rruga Asim ZeneliPo ashtu pranë Ambasadës së SHBA-sëBllokuar
Rruga Themistokli GërmenjiAkses drejt stadiumitBllokuar
Rruga Gjergj FilipiPranë sheshit “Willson”Bllokuar
Rruga Lekë DukagjiniNga ish-Garda e Republikës drejt stadiumitBllokuar
Rruga Faik KonicaPërreth stadiumit “Arena Kombëtare”Bllokuar
Rruga Skerdilajd LlagamiSegment afër Parkut të MadhBllokuar