Presidentja Osmani: Kosova ka bërë detyrat, tani BE duhet të veprojë me vendosmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një takim të rëndësishëm që theksoi përkushtimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shprehu kënaqësinë për këtë takim, duke e cilësuar Kallas si një aleate të palëkundur të një Evrope të bashkuar dhe të sigurt.
Ajo sqaroi se për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, takimi u mbajt në Tiranë, ndërkohë që vizita zyrtare e Kallas në Kosovë është planifikuar për javën e ardhshme.
Në deklaratën e saj, Presidentja Osmani nënvizoi se Kosova është plotësisht e përgatitur për të ndërmarrë hapat e radhës drejt anëtarësimit në BE.
Ajo i bëri thirrje Bashkimit Evropian të veprojë me guxim dhe vendosmëri në këtë fazë vendimtare, duke theksuar nevojën për qartësi dhe një drejtim të qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës./thashethemet.com