Close
Lifestyle

Pse emocionet e vajzave paragjykohen si dobësi?

Pse emocionet e vajzave paragjykohen si dobësi?
  • PublishedMay 7, 2025

Sa herë një vajzë flet hapur për ndjenjat e saj, përjeton diçka me intensitet ose reagon ndaj padrejtësive, etiketohet menjëherë: “je shumë e ndjeshme”. Kjo shprehje, që shpesh përdoret me një buzëqeshje të lehtë ironike, fsheh një problem më të thellë: mospranimin e ndjeshmërisë si forcë.

Shoqëria ka një standard të heshtur për mënyrën si vajzat duhet të sillen: të qeta, të duruara, të sjellshme. Të mos bëjnë zhurmë. Të mos preken “shumë”. Të mos reagojnë “keq”. Madje edhe kur lëndohen, duhet ta përtypin dhimbjen në heshtje, që të mos konsiderohen dramatike apo të paqëndrueshme.

Kjo pritshmëri toksike nuk i lë vajzat të ndihen të lira emocionalisht. U mëson që emocionet duhen fshehur për të mos u dukur të dobëta. U mëson që të kërkosh respekt ose kufij është “shumë”. Dhe në fund, u mëson që të mos i besojnë më ndjenjave të veta.

E vërteta është se ndjeshmëria është një superfuqi. Është ajo që i bën njerëzit të vërtetë, të kujdesshëm, të thellë dhe empatikë. Por, fatkeqësisht, në një botë ku mbizotëron logjika e ftohtë dhe pamja sipërfaqësore, emocionet femërore paragjykohen dhe minimizohen. Dhe kështu krijohet një brez vajzash që mësojnë të heshtin, të shtypin veten dhe të kenë turp nga thellësia e tyre emocionale.

Por mos harroni: Ndjeshmëria nuk është dobësi. Është intuitë. Është empati. Është guxim për të ndier thellë dhe për të folur hapur. Mos kërko më ndjesë për të!