Putin i gatshëm për bisedime me Ukrainën, dërguari i Trump kërkon armëpushim

Dërguari i Trump reagon ndaj thirrjes së Putinit për bisedime me Ukrainën
Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj thirrjes së presidentit rus, Vladimir Putin, për t’u ulur në tryezë me Ukrainën dhe negociuar për paqe.
Kellogg theksoi në rrjetet sociale se një armëpushim 30-ditor pa kushte duhet të jetë hapi i parë, pas të cilit mund të fillojnë bisedimet gjithëpërfshirëse për paqen.
Përgjigjja e Putin përmes propozimit për bisedime direkte me Ukrainën nuk ka përjashtuar qartë një armëpushim, por mund të konsiderohet si një refuzim të nënkuptuar ndaj propozimit të SHBA-ve.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu tha se presidenti rus dëshiron që bisedimet të përqendrohen në “shkaqet rrënjësore” të konfliktit përpara se të arrihet ndonjë armëpushim./thashethemet.com