Close
Lajme

Rama i ulet në gjunjë Melonit, reagimi epik i kryeministres italiane (VIDEO)

Rama i ulet në gjunjë Melonit, reagimi epik i kryeministres italiane (VIDEO)
  • PublishedMay 16, 2025

Gjatë pritjes zyrtare në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një moment gazmor në takimin me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Në momentin kur Meloni mbërriti në Sheshin Skënderbej, Rama u përkul në gjunjë për ta përshëndetur. Ky gjest i pazakontë nuk i shpëtoi kamerave dhe menjëherë u shoqërua me një koment me humor nga Meloni: “E bën që të duket i gjatë sa unë.”

Rama, i njohur për stilin e tij të çlirët në diplomaci, e shoqëroi situatën me të qeshura, duke e kthyer momentin në një episod të lehtë mes takimeve të nivelit të lartë që karakterizojnë samitin.

Ky episod simpatik është një nga shumë momentet që po shënojnë Samitin historik në Tiranë, i pari që mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe që mbledh 47 liderë evropianë në një tryezë bashkëpunimi dhe dialogu./thashethemet.com