Close
Showbiz

“Ribashkohen” Stresi dhe Keisi? Nga ndarja tek bashkëpunimi në klipin e ri

“Ribashkohen” Stresi dhe Keisi? Nga ndarja tek bashkëpunimi në klipin e ri
  • PublishedMay 9, 2025

Në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, reperi Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij, Keisi, zbulojnë një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, duke treguar se, pavarësisht ndarjes, kanë ruajtur një lidhje të veçantë që i ka çuar drejt një bashkëpunimi artistik.

Stresi, i angazhuar me lançimin e albumit të tij të fundit, i kërkoi Keisit të marrë pjesë në videoklipin e këngës “Sa t’kam dasht'”, një projekt që ajo e pranoi me entuziazëm.

Keisi, e cila jeton në Kanada, u rikthye në Shqipëri për të realizuar këtë bashkëpunim, duke shprehur mbështetjen e saj të vazhdueshme për karrierën e Stresit.

Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, duke treguar se, edhe pas ndarjes, respekti dhe ndjenjat pozitive mund të mbeten të forta.

Të dy theksojnë se ky projekt është një shembull i bukur i bashkëpunimit mes dy njerëzve që kanë ndarë një histori të përbashkët.

Reperi i fton të gjithë të respektojnë partnerin, ta duan me sinqeritet dhe të mos e ulin kurrë. Me anë të një Instastory ai është shprehur kështu:

Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never./thashethemet.com