Close
Showbiz

Rita Ora “djeg” Instagramin, paralajmëron videoklipin e ri

Rita Ora “djeg” Instagramin, paralajmëron videoklipin e ri
  • PublishedJune 5, 2025

Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje tejet joshëse, duke veshur pantallona shumë të shkurtra dhe bikini rozë gjatë një postimi në Instagram, ku po paralajmëron videoklipin e këngës së saj të re.

Këngëtarja 34-vjeçare kombinoi look-un me një body suit të bardhë dhe sandale me taka të larta me rripa, duke i shtuar hijeshi edhe më shumë pamjes së saj.

Kënga “Heat” pritet të jetë pjesë e albumit të saj të katërt, ende pa titull, që do të jetë debutimi i parë pas albumit “You & I” të vitit 2023.

Së fundmi, Rita ka nisur të mbështesë Kylie Minogue në turin e saj.

Rita shprehu entuziazmin pas performancës së saj në nisjen e turit në Atlanta, duke falënderuar për mundësinë që po i jepet të lidhet me publikun në Amerikë.

Rita Ora po vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit dhe të bëjë emër në skenën ndërkombëtare, duke paralajmëruar projekte të reja që do të mbeten në fokus të fansave./thashethemet.com