Rodrigo De Paul drejt rikthimit në Serie A, Interi në ofensivë

Interi synon Rodrigo De Paul, mesfusha pritet të kalojë në “revolucion” gjatë verës
Interi ka rifokusuar vëmendjen te Rodrigo De Paul, mesfushori argjentinas i Atletico Madridit. Sipas burimeve të “Tuttomercatoweb”, profili i tij është një nga opsionet që drejtuesit zikaltër po analizojnë për të përforcuar skuadrën e Simone Inzaghit në afatin kalimtar të verës.
Lidhjet me De Paul janë rikthyer sërish në orbitën e klubit milanez, ndërsa parashikohet që së shpejti të ketë kontakte konkrete mes palëve.
Mesfushori 30-vjeçar ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll dhe këtë sezon ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me 47 paraqitje, 3 gola dhe 9 asistime në të gjitha garat.
Një rikthim në Serie A, pas eksperiencës së suksesshme te Udinese, shihet si një alternativë e favorshme për të dyja palët.
Sakaq, Interi po përgatit ndryshime të mëdha në mesfushë. Sipas “Tuttosport”, bëhet fjalë për një revolucion të plotë dhe jo thjesht për disa ndërhyrje sporadike.
Vetëm Nicolò Barella, Hakan Calhanoglu dhe prurja e re Piotr Zielinski janë të sigurt për sezonin e ardhshëm. Me ta do të bashkohet edhe talenti kroat Petar Sucic nga Dinamo Zagreb.
Ndërkohë, Henrikh Mkhitaryan, Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi janë pranë një largimi të mundshëm. Mkhitaryan, një nga figurat kyçe të Inzaghit, ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga futbolli aktiv në një të ardhme të afërt./thashethemet.com