Close
Sport

Rrugët që do mbyllen për Turin Çiklistik të Shqipërisë

Rrugët që do mbyllen për Turin Çiklistik të Shqipërisë
  • PublishedMay 25, 2025

Nga dita e hënë, më 26 maj, deri të premten, më 30 maj, në Shqipëri do të zhvillohet turi i 82-të çiklistik kombëtar. Gara do të shtrihet në pesë etapa, duke përshkuar qytete të ndryshme të vendit dhe duke përfshirë çiklistë nga brenda dhe jashtë vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, etapa e parë do të nisë nga Tirana dhe do të përfundojë në Shkodër. Më pas, etapa e dytë do të zhvillohet nga Shkodra në Elbasan, ndërsa e treta do të nisë nga Elbasani drejt Vlorës. Etapa e katërt do të jetë lokale, brenda qytetit të Vlorës, ndërsa etapa e pestë dhe e fundit do të nisë sërish nga Vlora dhe do të përfundojë në Fier.

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë marrë masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e aktivitetit. Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve, duke shmangur lëvizjen në rrugët ku do të zhvillohen garat, sipas datave dhe orareve të përcaktuara.

Ky event vjen vetëm pak javë pas zhvillimit të tre etapave të turit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, që u mbajtën në Shqipëri nga 9 deri më 11 maj, duke e vendosur vendin tonë në hartën e garave të rëndësishme çiklistike evropiane.

Grafiku i Mbylljes së Rrugëve – Turi Çiklistik 2025

Turi Çiklistik i Shqipërisë – Edicioni i 82-të (26 – 30 Maj 2025)

Etapa 1 – 26 Maj 2025

11:30 – 12:30
Rruga “Zogu i Parë” – Rruga e Durrësit, Tiranë
11:30 – 12:20
Autostrada “Durrës-Tiranë” deri në Kashar
12:00 – 12:45
Autostrada “Kashar – Thumanë”
12:30 – 13:10
Thumanë – Milot
12:50 – 13:45
Milot – Rrëshen
13:30 – 14:15
Rrëshen – Milot
14:00 – 14:30
Milot – Lezhë
14:45 – 15:30
Lezhë – Shkodër
15:10 – 15:45
Sheshi “Balshaj” – Parrucë, Shkodër

Etapa 2 – 27 Maj 2025

11:40 – 12:15
Rruga “Zogu i Parë” – dalje nga Shkodra
12:00 – 12:45
Shkodër – Balldre
12:15 – 13:30
Balldre – Thumanë
13:00 – 14:15
Thumanë – Maminas
14:00 – 15:00
Maminas – Durrës
14:30 – 15:30
Durrës – Rrogozhinë
15:00 – 16:00
Rrogozhinë – Elbasan
15:30 – 16:00
Bradashesh – Unaza e Elbasanit

Etapa 3 – 28 Maj 2025

11:30 – 12:10
Kalaja e Elbasanit – Rruga e Luleve – Bradashesh
11:45 – 12:30
Bradashesh – Ura e Cërrikut
12:00 – 12:30
Ura e Cërrikut – Kthesa e Belshit
12:15 – 13:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë
13:10 – 13:30
Kuçovë – Poshnje
13:15 – 14:30
Poshnje – Savër
14:10 – 14:40
Savër – Fier (mbikalimi “VIVA”)
14:15 – 15:20
Unaza e Fierit – Levan
15:00 – 15:50
Autostrada Levan – Vlorë

Etapa 4 – 29 Maj 2025

11:40 – 12:20
Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit
12:00 – 12:30
Pusi i Mezinit – Peshkepi
12:00 – 13:45
Peshkepi – Kuç
13:30 – 14:10
Kuç – Qeparo
13:40 – 14:25
Qeparo – Himarë
14:00 – 15:10
Himarë – Dhërmi
14:45 – 15:30
Dhërmi – Orikum
15:10 – 16:00
Orikum – Vlorë

Etapa 5 – 30 Maj 2025

09:30 – 10:20
Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit
10:00 – 11:15
Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit
10:05 – 12:00
Fier – Savër
11:45 – 13:00
Savër – dalje në Levan
12:40 – 13:15
Levan – Qendër Fier