Close
Showbiz

Sara “e fshiu” nga jeta e saj, reagon ashpër Drilon Rama!

Sara “e fshiu” nga jeta e saj, reagon ashpër Drilon Rama!
  • PublishedMay 7, 2025

Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shfaqet duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në Instastory.

Në reagimin e tij, ai ka mohuar kategorikisht çdo lloj marrëdhënieje romantike me vajzën në fjalë, duke theksuar se mes tyre ka pasur vetëm respekt dhe mirëkuptim, por asnjëherë diçka më shumë. Ai sqaroi gjithashtu se videoja është e vjetër dhe sipas tij, është përdorur nga vajza për qëllime personale.

“Nuk kam qenë kurrë i interesuar për famë, për show, apo për të krijuar zhurmë për qejfin e njerëzve,” shkruan Driloni, duke shtuar se bota e spektaklit nuk është pjesë e realitetit të tij dhe asnjëherë nuk ka qenë.

Ai nuk u ndal me kaq. Mesazhi i tij përfshiu edhe një përgjigje për spekulimet që e lidhnin me Sarën, me të cilën ndau përvoja gjatë qëndrimit në Big Brother.

Për ndjekësit që shpresonin në një lidhje mes tyre, Driloni dha një përgjigje të prerë: “Unë dhe ajo që po përpiqeni të më lidhni – nuk kemi qenë kurrë bashkë.” Ai sqaroi se nuk kanë pasur asnjë kontakt për më shumë se dy muaj dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh.

Më tej, ai kritikoi ata që sipas tij, po përpiqen të krijojnë një realitet të rremë. “Ju keni një film në kokë dhe doni me çdo kusht ta bëni realitet,” tha ai, duke kërkuar që të ndalen spekulimet dhe sjelljet që i quajti “budallallëqe”.

Reagimi i tij shënjestron gjithashtu edhe individët që, sipas tij, e shfrytëzojnë emrin e tij për intervista apo mesazhe provokuese. “Këta ‘clown-a’ nuk do t’i marr kurrë seriozisht,” theksoi ai.

Në përmbyllje të reagimit, Driloni falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur që nga dita e parë, duke theksuar se fokusi i tij mbetet tek vetja, familja, shqiptarët dhe ëndrrat që synon të realizojë.

Ai premton se do t’i bëjë të gjithë krenarë dhe do të vazhdojë të punojë fort për ta arritur këtë.