Close
Showbiz

Sara Kolami nuk ndalet, bën veprimin e radhës në raport me Drilonin

Sara Kolami nuk ndalet, bën veprimin e radhës në raport me Drilonin
  • PublishedMay 7, 2025

Po qarkullon me shpejtësi në rrjet një video e fituesit të BBVK 3, Drilon Rama, teksa puthet me një vajzë, ende të paidentifikuar, dhe Sara Kolami nuk ka hezituar të ndërmarrë një veprim.

Ajo ka reaguar ashpër duke hequr Drilonin nga lista e ndjekësve dhe madje ka fshirë çdo kujtim që kishte me të.

Sara dhe Driloni gjithmonë i kanë lënë në pikëpyetje ndjekësit e tyre për marrëdhënien e vërtetë që ata kanë, duke qenë se kurrë nuk e kanë pohuar nëse janë bashkë apo jo.

Mirëpo janë parë shpeshherë veprime të dyve që kanë treguar afërsi me njëri-tjetrin duke lënë të nënkuptohet se ata po përjetojnë një marrëdhënie larg syrit të mediave.

Të shohim nëse do të ketë një reagim nga ana e Drilonit në lidhje me videon që po qarkullon dhe të shpjegojë një herë e përgjithmonë raportin e tij me Sara Kolamin.