Shau Gjestin nga motra, Xum Allushi reagon pas videos virale: Ka qenë alla shqiptarçe, kërkoj falje…

Xum Allushi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga televotimi kokë më kokë me konkurrenten tjetër të Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako.
Ky televotim, i cili solli shumë dinamika të forta dhe sherre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, erdhi si pasojë e hapjes së “Kutisë së Pandorës” nga Egli, ku i kërkohej të nominonte dy konkurrentë dhe ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.
Xumi për shumë ditë me radhë i shpalli “luftë” konkurrentes duke e ofenduar dhe akuzuar se ajo është jo e sinqertë dhe bën çdo gjë për famë, por Egli sqaron se arsyeja e dërgimit të tij në televotim ishte “përndjekja” që ai po i bënte dhe mosrespektimin e fjalës së saj.
Aktori i humorit nuk arriti dot të mblidhte votat e mjaftueshme nga publiku për t’i shpëtuar televotimit duke e eliminuar atë nga gara.
Në intervistën e parë të dhënë prej tij që prej daljes së parë nga BBVA 4 ai ka reaguar në lidhje me ofendimin që i ka bërë një tjetër konkurrenti nga Kosova, Gjesti. Ja si është shprehur Xumi:
Xum Allushi: “Nëse padashur duke e ditur që presioni aty është tepër i madh dua ta sqaroj dhe këtë pjesë meqë e cekëm. Absolutisht në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese kundrejt Gjestit. Ne e kemi një çik shqiptarët në një situatë tensioni e shemb një sharje të momentit. Ka qenë alla shqiptarçe që e lëshojmë. Kërkoj ndjesë sigurisht, por ka qenë në nerva e sipër në lidhje me situatën, me rëndesën e gjësë, por jo me Gjestin. Absolutisht në asnjë moment.”
Rikujtojmë që gara vazhdon për Egli Takon, ku mendohet të ketë një histori dashurie me konkurrentin tjetër nga Kosova, Gjestin.