Shqipëria, epiqendra e Europës. Liderët mblidhen në Tiranë

Kryeministri Edi Rama priti liderët pjesëmarrës në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Në këtë samit marrin pjesë 47 liderë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të larta.
Samiti bashkëdrejtohet nga Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe ka si temë: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët.” Diskutimet ndahen në tre tryeza të rrumbullakëta mbi:
- Sigurinë dhe mbrojtjen demokratike,
- Konkurrueshmërinë dhe ekonominë,
- Migracionin, teknologjinë dhe të rinjtë.
Samiti do të mbyllet me një konferencë për shtyp mes Ramës dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen, vendi i së cilës do të organizojë samitin e ardhshëm. Kjo ngjarje vlerësohet si historike për Shqipërinë dhe rajonin, duke ardhur në një kohë sfidash globale dhe nevoje për bashkëpunim të zgjeruar evropian./thashethemet.com