Sukseset e Gjestit nuk kanë fund, ja ku do e shohim pas daljes nga BBV

SGM Management ka bërë të ditur zyrtarisht bashkëpunimin me artistin që ka tërhequr vëmendjen e publikut pas triumfit në “Big Brother VIP” – Gjesti.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, label-i konfirmoi se ai është tashmë pjesë e familjes së tyre artistike, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e tij muzikore.
Me një stil të veçantë dhe një prani karizmatike që e bëri të spikaste gjatë gjithë qëndrimit të tij në BBVA 4, Gjesti është gati të kalojë nga një yll televiziv në një emër premtues të skenës muzikore.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” thuhet në deklaratën e SGM, duke lënë të kuptohet se projektet e para muzikore janë në prag. Tashmë, larg kamerave të Big Brother-it, Gjesti i drejtohet reflektorëve të skenës.