Theo Hernandez u shit pa miratimin e Igli Tares? Reagimi i shqiptarit bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Transferimi i Theo Hernandez te klubi saudit Al Hilal u zyrtarizua dje, duke shënuar një tjetër largim të rëndësishëm nga Milan. Në konferencën për shtyp të mbajtur më pas, një pyetje për këtë lëvizje iu drejtua edhe drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare.
Reagimi i tij ndaj lajmit është bërë viral në rrjetet sociale, ku tifozët e kanë shpërndarë si video humoristike. Në përshkrimin që shoqëron videon thuhet me ironi: “Furlani e shiti Teo Hernandezin pa e ditur Igli Tare.”
Pavarësisht humorit, transferimi i mbrojtësit francez është konsideruar një lëvizje e mirë për Milanin, pasi lojtari kishte vetëm një sezon të mbetur në kontratë. Klubi kuqezi përfitoi mbi 20 milionë euro nga shitja.
Ky është largimi i dytë i rëndësishëm për Milanin këtë verë, pas atij të mesfushorit Reijnders. Nga të dy shitjet, klubi ka arkëtuar rreth 80 milionë euro, ndërsa pritet të bëjë lëvizje të tjera në merkato për të forcuar skuadrën.
😂 The look on Tare’s face when he heard “official: Theo Hernández to Al Hilal” — priceless.
— Milan Xtra (@MilanXtra) July 7, 2025
Furlani definitely sold him without him even knowing 🤣
📽: @tomorienjoyer_pic.twitter.com/1GPh0UeLXk