Close
Showbiz

Tiffany Trump bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e foshnjës

Tiffany Trump bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e foshnjës
  • PublishedMay 16, 2025

Tiffany Trump ka përjetuar momentin e lumturisë duke mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Michael Boulos, dhe ka zbuluar emrin e vogëlushit përmes një postimi në rrjetet sociale X dhe Instagram. Çifti shprehu gëzimin dhe dashurinë e madhe për ardhjen në jetë të djalit të tyre.

“Mirë se erdhe në botën tonë, Alexander Trump Boulos. Të duam pafund! Faleminderit që na plotësove jetën! 15.5.2025 🩵👶🏻🩵,” shkruan ata në postimin e tyre.

Në tetor të vitit 2024, Donald Trump bëri të ditur se vajza e tij Tiffany, 31 vjeç, ishte në pritje të fëmijës së parë me Michael Boulos, 27 vjeç.

Tiffany dhe Michael u martuan në nëntor 2022 në Palm Beach, Florida, në një ceremoni private në klubin familjar Mar-a-Lago. Ata kishin nisur lidhjen që në vitin 2018, pas një takimi në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi. Fejesa e tyre u bë publike në janar 2021, gjatë ditëve të fundit të presidencës së Donald Trump, pak para largimit të tij nga detyra.

Sipas burimeve të besueshme, Michael i propozoi martesë Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhuruar një unazë diamanti me vlerë 1.2 milionë dollarë./thashethemet.com