Subscribe


YouTube Channel



Web developed by

Lajme

Trump kërcënon BE me tarifa

Trump kërcënon BE me tarifa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se administrata e tij po diskuton tarifat e reja për mallrat kineze deri më 1 shkurt, duke ngritur spektrin e një lufte tregtare hakmarrëse me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Trump e bëri këtë kërcënim në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Në të njëjtën konferencë, Trump veçoi Bashkimin Evropian për çekuilibrat shqetësues tregtarë me SHBA-në dhe gjithashtu u zotua se do t’i godasë ato me tarifa në një moment.

Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne. Ata na trajtojnë shumë shumë keq. Ata nuk marrin makinat. Nuk na i marrin fare makinat. Ata nuk i marrin produktet tona të fermës, në thelb… Pra, ata do të kenë tarifa. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u rikthyer. Është e vetmja mënyrë për të arritur drejtësi. Ju nuk mund të keni drejtësi nëse nuk e bëni këtë”,-është shprehur presidenti republikan“, tha Trump.