Close
Lajme Showbiz

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, ndryshohet vendimi: Luiz Ejlli i pafajshëm

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, ndryshohet vendimi: Luiz Ejlli i pafajshëm
  • PublishedMay 8, 2025

Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Apeli pranoi kërkesën ankimore të paraqitur nga avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila e kishte dënuar Ejllin me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Sipas akuzës fillestare, Ejlli, asokohe noter, kishte hartuar një deklaratë noteriale të falsifikuar në bashkëpunim me Fatmir Avdurramanin, një person nën hetim për pasuri të dyshimta.

Dokumenti në fjalë simulohej si një hua prej 210 mijë eurosh, me qëllim për të justifikuar një pjesë të pasurisë së sekuestruar të Avdurramanit. Ejlli akuzohej se kishte përdorur vulat noteriale edhe pse i ishte hequr licenca në vitin 2021.

Megjithatë, Gjykata e Apelit vlerësoi se provat nuk vërtetonin fajësinë e të pandehurve dhe i deklaroi si Luiz Ejllin ashtu edhe Fatmir Avdurramanin të pafajshëm.

Ky vendim i jep fund përkohësisht një çështjeje që kishte ngjallur vëmendje të madhe publike për shkak të profilit të lartë të Ejllit pas fitores së tij në Big Brother.

Kjo është pjesë nga procesverbali i Gjykatës së Apelit:

“Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Luiz Ejlli ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.”/thashethemet.com