‘U diagnostifikova me tumor’, këngëtarja shqiptare flet për betejen që po kalon

Këngëtarja e njohur shqiptare Rinesa, e njohur me emrin artistik Rinesance, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim tejet emocional dhe të dhimbshëm në rrjetin social Instagram.
Ajo ka treguar se prej dy muajsh është duke përballuar probleme serioze shëndetësore, të cilat kulmuan me diagnostikimin me tumor në tru.
LEXO EDHE: Dy gëzime në një ditë: Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen
“Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh, derisa u desht me u shtru në spital me 18 Prill 2025,” shkruan ajo, duke zbuluar se ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale në tru dhe tani ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku shumë shpejt do të nisë terapinë radiologjike.
“Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht bekim n’vete për mu… Muzika është motivi për me e kalu edhe këtë sfidë,” shkroi ajo, teksa falënderoi ekipin, bashkëpunëtorët dhe familjen për përkrahjen e pandërprerë.
