Close
Lajme

U fut në minutën e 90-të si zëvendësues, kush është deputeti i PD që habiti me rezultatin në Elbasan

U fut në minutën e 90-të si zëvendësues, kush është deputeti i PD që habiti me rezultatin në Elbasan
  • PublishedMay 15, 2025

Partia Demokratike humbi me një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 majit. Vështirë të gjesh ndonjë moment pozitiv mes demokratëve, përveç bastioneve të saj historike: Shkodra, Kukësi dhe Lezha.

Megjithatë, ka një rast kur kandidati i selisë blu dëshmoi se ia vlente. Bëhet fjalë për Qani Xhafën. Deputeti aktual i Elbasanit, pavarësisht se mori një rezultat të kënaqshëm në Primaret e PD-së, nuk u përfshi në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, as në listën e mbyllur dhe as në atë të hapur.

U desh largimi i disa eksponentëve të pakënaqur mes demokratëve, konkretisht Dashnor Sula, që të lirohej një vend për Xhafën. Ky i fundit, nëse do ta krahasojmë me një ndeshje futbolli, u fut në minutën e 90-të si zëvendësues.

Por, pavarësisht kësaj, ai mori rezultatin më të kënaqshëm mes demokratëve në listën e hapur. Xhafa doli i pari, duke siguruar një numër të konsiderueshëm votash – rreth 6 mijë të tilla.

Fatkeqësisht për të, Xhafa nuk do të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme. Partia Demokratike shënoi një rezultat të dobët, duke mos arritur as kuotën e pesë mandateve në listën e mbyllur në Elbasan./thashethemet.com