Close
Lajme

Vëllain e deputetit nuk e mbajnë nervat, sherr me kamionistin

Vëllain e deputetit nuk e mbajnë nervat, sherr me kamionistin
  • PublishedMay 4, 2025

A. Nallbati, vëllai i kandidatit për deputet i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi goditi me grusht shoferin e një kamioni.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.15, pranë rrethrrotullimit të Mirasit në Bilisht.

Dy vëllezërit Nallbati po lëviznin me automjet. Në një moment A. Nallbati ka dalë nga makina dhe ka nisur debat me shoferin e një kamioni.

Ai ka tentuar të zbresë shoferin e kamionit me forcë nga mjeti e ka tentuar ta qëllojë me grushte. Demokrati ka tentuar sakaq të qetësojë situatën, por më pas dhe ai ka tentuar të zbresë shoferin nga kamioni.

Vëllai i kandidatit për deputet është arrestuar për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.