Vendimi i KQZ-së: Votat e shqiptarëve nga Greqia do të numërohen

Pas disa ditësh tensioni politik dhe paqartësie mbi procesin zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të rifillojë numërimin e votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.
Kutitë do të hapen dhe zarfat do të numërohen, pas një pezullimi që nisi më 11 maj, pas kërkesës së Partisë Demokratike.
Ky pezullim shkaktoi reagime të forta nga mazhoranca, e cila e quajti ndërhyrjen në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
Në deklaratën e tij zyrtare, Celibashi sqaroi se do të vijojë numërimi dhe vlerësimi i çdo materiali zgjedhor të ardhur nga jashtë vendit, përfshirë edhe votat nga Greqia, të cilat deri tani ishin mbajtur, por jo hapur për shqyrtim, sipas vendimit paraprak të KSHZ-së (nr. 1121, datë 12.05.2025)./thashethemet.com