Von der Leyen në Tiranë: BE e gatshme të intensifikojë përpjekjet për dialog me Putin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Komunitetit Politik Evropian, theksoi se Evropa do të bëjë gjithçka për të sjellë Putinin në tryezën e bisedimeve me Ukrainën.
Ajo nënvizoi se sot Evropa është më e vetëdijshme dhe më e vëmendshme, prandaj duhet të forcojë qëndresën e saj përballë sfidave.
Ursula Von der Leyen: Ajo ca perceptuam si rend botëror po kthehet si çrregullim botëror i nxitur nga qëllimet imperialiste të Putin. Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur, duhet të ndërtojmë këtë qëndresë tonën. Kemi mësuar të gjithë se kur ka kriza të mëdha se Evropa i jep përgjigje të mëdha. Evropa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë.
Nuk duhet të harrojmë se kjo është arsyeja se komuniteti politik është krijuar pët të mbështetur Ukrainën. Fakti që jemi të ulur me ju Zelensky është provë e bashkimit tonë të celiktë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.
Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të komunitetit politik kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave me Ukrainën.
Për të qenë të qartë ne duam paqe. Sanksione ndaj Nord Stream 1 dhe 2, ulja e tavanit të çmimit të naftës. Pse duam paqen?
Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në një epokë begatie të përbashkët, nëse ja dalim të ndërtojmë me sukses këtë mirëqënie, ky është nxitësi për ndërtimin e paqes, ndërlidhja duhet tëjetë në krye të agjendës. Së shpejti do hedhim sytë nga Deti i zi./thashethemet.com