Xheneta Fetahu nuk ndalet me thumbat për Drilonin: Vdes për mua!

Xheneta Fetahu vazhdon të krijojë zhurmë edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. E ftuar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, modelja foli pa doreza për disa nga raportet e saj të bujshme – veçanërisht atë me Drilon Ramën.
Në një moment që u bë viral, Xhenetës iu shfaq fotoja e Drilonit. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: ajo e shqeu foton dhe tha me ironi, “Ky djali vdes pas meje!”. Pa u kursyer, shtoi: “Pse është boksier ky? Nuk i lejohet më boks! Tipik çuni që i thotë mamit se do sjellë një gocë, por në prapaskenë më thërret mua.”
Edhe pse përplasjet mes tyre nuk shkuan në gjyq, Xheneta deklaroi se “lufta e vërtetë” është fituar në publik. “Kam qenë aktive me fakte dhe dëshmi. Ai e ka ditur çdo hap që kam bërë,” përfundoi ajo./thashethemet.com