Close
Lajme

Zegjine Çaushi humb mandatin, s’do ketë përballje me Gazment Bardhin në Kuvend

Zegjine Çaushi humb mandatin, s’do ketë përballje me Gazment Bardhin në Kuvend
  • PublishedJuly 2, 2025

Rinumërimi i votave në Qarkun e Fierit solli ndryshime të rëndësishme në shpërndarjen e mandateve brenda Partisë Socialiste. Kandidatja Zegjine Çaushi, e cila u bë virale gjatë fushatës për përplasjet me Gazment Bardhin, humbi mandatin me vetëm 10 vota diferencë përballë koleges së saj, Maldrita Bardhos.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Çaushi kishte përfituar 48 vota të pamerituara gjatë numërimit të parë, duke zbritur në 4026 vota. Shtuar edhe 600 votat nga diaspora, ajo arriti në një total prej 4626 votash. Ndërkohë, Bardho rezultoi me 3616 vota nga kutitë, por pas shtimit të 1020 votave të diasporës dhe rikthimit të 26 votave që i ishin hequr gabimisht, ajo arriti në 4636 vota – 10 më shumë se Çaushi, mjaftueshëm për të siguruar mandatin.

Kjo garë e ngushtë mes dy kandidateve socialiste i zhgënjeu shumë qytetarë që prisnin një debat të ashpër në Kuvend mes Çaushit dhe Bardhit, pas videove virale të saj me thirrjen “Gazooo, ome ku je?!”.

Ndryshime të tjera u shënuan edhe në kampin e socialistëve. Ceno Klosi rezultoi me 831 vota të pamerituara, ndërsa Klevis Jahaj humbi 497 vota të cilat nuk i ishin llogaritur më parë. Edhe në radhët e opozitës pati lëvizje: Silva Hasaj kishte 671 vota të pamerituara dhe Gentian Çela 212.

Sipas KQZ-së, në total Partia Socialiste kishte humbur 30 vota nga numërimi i parë, ndërsa Partia Demokratike kishte përfituar padrejtësisht 147 vota. Rinumërimi në Fier dëshmoi për herë të tjetër nevojën për më shumë saktësi dhe transparencë në procesin zgjedhor.