Close
Lajme

Zgjedhjet 2025 – Numërohen 95% e kutive, PS fiton bindshëm

Zgjedhjet 2025 – Numërohen 95% e kutive, PS fiton bindshëm
  • PublishedMay 13, 2025

Zgjedhjet 2025 – Partia Socialiste e Edi Ramës është në rrugë të sigurt për të marrë mandatin e katërt, pasi deri tani ka fituar 82 vende në Kuvend. Janë numëruar 95% e qendrave të votimit brenda vendit dhe PS ka marrë mbi 686 mijë vota.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj po shënojnë një rënie të madhe në të gjithë vendin. Deri më tani kanë marrë rreth 454 mijë vota dhe 52 mandate – 11 më pak se në zgjedhjet e vitit 2021. PS ka përmbysur edhe zona që njiheshin si bastione të djathta, si Dibra.

Në 10 qarqe numërimi ka përfunduar, ndërsa vazhdon ende në Tiranë, Fier dhe Durrës. Edhe votat e diasporës po numërohen dhe deri tani PS po merr mbi 55% të tyre, ndërsa PD rreth 28%. Janë shënuar gjithashtu mbi 52 mijë vota të pavlefshme. Më pas do të nisë edhe numërimi për kandidatët në listat e hapura në të gjitha qarqet./thashethemet.com