(Zh)veshja e Bianca Censori i trondit të gjithë, del nudo në Grammy

Bianca Censori do të mbahet mend gjatë për debutimin në ceremoninë Grammy. Partnerja e Kanye West u sigurua mirë që ta bënte këtë me (zh)veshjen e saj.
Çifti kaloi në tapetin e kuq me Bianca-n që ishte veshur me peliçe. Por në një moment ajo e hoqi dhe doli nudo. Modelja kishte veshur një fustan transparent duke shokuar të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm.
Pas këtyre fotove, Kanye dhe Bianca u larguan. Disa media raportuan se ata u dëbuan për shkak të veshjes, ose më saktë, zhveshjes së Bianca-s. Megjithatë të tjera raportuan se dyshja u largua me dëshirën e tyre.
Sidoqoftë kjo shfaqje ka marrë vëmendjen botërore./thashethemet.com