“Zjerm” ndez finalen e Eurovision 2025, ja kur do performojë Shqipëria sonte

Sonte, më 17 maj 2025, në Bazel të Zvicrës zhvillohet finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2025, në edicionin e tij të 69-të. Spektakli fillon në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt nga St. Jakobshalle, ku 26 shtete garojnë për trofeun më të madh muzikor në Europë.
Shqipëria vjen në finale me “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, një miks energjik mes elektronikës moderne dhe folklorit shqiptar, që ka ngjallur entuziazëm në rrjetet sociale. Ajo performon e fundit në renditje – në vendin e 26-të – duke mbyllur natën finale me emocion të veçantë.
Pas një performancë të fuqishme në gjysmëfinale, “Zjerm” siguroi vendin në finale dhe ka fituar mbështetje të gjerë nga publiku ndërkombëtar.
📲 Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën shqiptare përmes SMS ose online në: esc.vote
❌ Nga territori i Shqipërisë votimi nuk është i mundur.
A do të jetë ky viti i Shqipërisë? “Zjerm” po nxehet për fitoren! 🔥