Close
Showbiz

CNN: Eurovision e fiton Shqipëria

CNN: Eurovision e fiton Shqipëria
  • PublishedMay 17, 2025

Në edicionin e këtij viti të Eurovision Song Contest, kënga “Zjerm” e Shkodra Elektronike po tërheq vëmendje të madhe ndërkombëtare. CNN e vlerëson si një nga performancat më të forta dhe madje e rendit në vend të parë në klasifikimin e saj subjektiv për finalen.

“Zjerm” është një bashkëpunim unik mes një këngëtareje të fuqishme dhe një artisti me stil të veçantë, që përfaqëson Shqipërinë me krenari dhe thekson një dimension të ri në muzikën kombëtare në arenën ndërkombëtare. Teksti dhe atmosfera e këngës sjellin një energji të papërmbajtshme, ndërsa interpretimi i tyre i veçantë është një kontrast i freskët në mesin e shumë performancave të zakonshme.

Shkodra Elektronike po fiton zemrat e shumë shikuesve dhe ekspertëve, duke treguar se nëse beson në muzikën që bën, mund të ndodhë diçka e madhe./thashethemet.com