Zyrat e shpërndarjes së kartave të ID të hapura të shtunën për zgjedhjet

Ministria e Brendshme njofton se zyrat për shpërndarjen e kartave të identitetit do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë, më 10 Maj 2025.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek” për të ndihmuar qytetarët që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet e identitetit në kohë. Zyrat do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 14:00 për tërheqjen e kartave.
Fluksi i aplikimeve ka shtuar kërkesat për kartat e identitetit, veçanërisht për ata që kanë kaluar afatin e vlefshmërisë së dokumenteve, duke u nxitur nga afati i zgjedhjeve të përgjithshme.
Po ashtu, qeveria ka miratuar masa që lejojnë çdo shtetas të votojë, edhe nëse dokumenti i tij ka skaduar, për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa./thashethemet.com