Close
Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Partizani para Europës

ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Partizani para Europës
  • PublishedJuly 8, 2025

Agim Zeka nuk është më lojtar i Partizanit. Aventura e sulmuesit me të kuqtë ka zgjatur vetëm një sezon. Largimi vjen vetëm 2 ditë para ndeshjes europiane, ku “demat” sfidojnë Kajlu.

Partizani dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Në 31 ndeshje të zhvilluara në Superiore, Agim Zeka arriti të shënojë vetëm 2 herë.

“Faleminderit Agim Zeka. Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre. Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron shumë suksese në karrierë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”, thuhet në njoftimin e klubit.